Emri Botanik: Liquidambar orientalis
Përbërësit: 100% Rrëshirë natyrale (Temjani Anadollit).
Ky produkt vjen nga pema Liquidambar orientalis, e njohur ndryshe si "Pema e Temjanit Anadollit". Rrëshira e kësaj peme (Günlük) është përdorur prej shekujsh në mjekësinë tradicionale për shkak të vetive të saj të fuqishme terapeutike dhe aromës karakteristike.
Shëndeti Digjestiv: Njihet si një ndihmë e shkëlqyer për problemet e stomakut, veçanërisht kundër gastritit, ulçerës dhe refluksit.
Sistemi Frymëmarrës: Ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, lehtëson kollën dhe shërben si ekspektorant (për largimin e sekrecioneve).
Vetitë Anti-inflamatore: Ndihmon në reduktimin e inflamacioneve në trup dhe mund të përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve.
Aromatizues : Kur digjet, lëshon një aromë qetësuese që ndihmon në largimin e stresit, pastrimin e ajrit dhe përmirësimin e fokusit.
Nga goja: Një kokërr e vogël mund të përtypet (si çamçakëz) ose të gëlltitet me pak ujë në mëngjes esëll për problemet e stomakut.
Si infuzion: Mund të lihet në ujë gjatë natës dhe të pihet lëngu të nesërmen.
Për djegie : Vendosni një copë të vogël mbi qymyr të ndezur për të aromatizuar dhe pastruar ambientin.
Shënim: Ky është një suplement natyral. Nëse jeni shtatzënë ose keni kushte specifike shëndetësore, këshillohuni me mjekun përpara përdorimit.
Pesha Neto: 250gr
Origjina: Turqi