Kategoritë

zoomable
Maskat Koreane

Maskat Koreane

250 lekë

 
 

Sheet Mask janë maska prej letre ose pambuku, që vijnë sipas formës së fytyrës dhe janë të zhytura në serum.  Serumi përmban përbërës ideal për ushqimin e lëkurës dhe për ta mbajtur të hidratuar lëkurën e thatë dhe të dehidratuar. Këto maska mbahen për 20 minuta dhe më pas, ndryshe nga maskat e tjera që kemi përdorur, serumi që përmbajnë nuk shpëlahet me ujë, bëni një masazh të lehtë fytyrës dhe vendosni kremin hidratant më pas.

  

Këto maska u kthyen në trend gjatë vitit 2018, duke I parë kudo në Instagram, që nga modelet më në zë të momentit, yjet e Hollywood-it e deri tek të gjithë blogeret dhe beauty-guru, të cilat I përdorinin vazhdimisht pas pastrimit të lëkurës ose përpara se të aplikonin grimin, e deri tek kujdesi për këmbët dhe duart, këto maska janë një risi në promovimin e një lëkure të shëndetshme.

 

Serumi që këto maska përmbajnë përmban përbërës thelbësor për ushqimin intensiv për lëkurën. Rekomandohen të përdoren tre herë në javë ose dhe më shpesh nëse kërkoni një trajtim extra. Dhe rezultati që do të merrni do të jetë fantastik, një lëkurë e hidratuar, e tendosur, njëtrajtësim të tonit të lëkurës, plot shkëlqim dhe vitalitet. Lamtumirë lëkurës së dehidratuar, të lodhur dhe jo vitale!