Kategoritë

zoomable
Dhjam Pate

Dhjam Pate

2200 lekë

DHJAMI I PATAVE SHËRUESE PËR : 

 

  • BRONHITIS, 
  • MUSHKËRI, 
  • KOLLË 
  • PROBLEME ME NYJE (KYQE)

100% Orgjinal i përgatitur në kushte shtepie.

Sasia 100gr


Kemi dëgjuar shumë herë nga gjyshet tona receta të ndryshme që kanë përdorur për sëmundje të ndryshme me gjërat që kanë pasur në disponim dhe jemi ndjerë të çuditur apo edhe shpeshherë konfuz se a thua është e drejtë apo jo të përdorësh receta të tilla.
Në të kaluarën nuk ka qenë mjeksia aq e avancuar sikur tani dhe zbulime ka pasur më pak në krahasim me sot, sidomos sa i përket medikamenteve dhe pajisjeve të ndryshme, por me thënë të drejtën dhe shumë bindshëm se; po, unë mendoj se ishte më pak e dëmshme.
Një ndër gjërat që i kanë përdorur gjyshet tona si në vend të antibiotikut , apo për të zbutur kollën nga bronhitisi dhe ftohjet e ndryshme, ishte perdorur edhe dhjami i patave-gusave gjë që kanë pasur shumë sukses në trajtimin e këtyre problemeve.
Kohëve të fundit pasi njerëzit janë lodhur nga antibiotikët e tepërt të shkruar nga recetat e mjekëve,pastaj nga përdorimi i tepërt i tyre është krijuar edhe një lloj rezistence ndaj tyre ,njerëzit kanë filluar ti besojnë më shumë dhe u janë kthyer mjeksisë alternative apo mjeksisë popullore të recetave të ndryshme të përdorura nga gjyshet tona.
Dhjami i patave-gusave është shumë i kërkuar sidomos këto 3 vitet e fundit dhe kemi shumë nga klientët që janë të mahnitur me dhënien e rezultateve pas përdorimit të tij si për fëmijë ashtu edhe për të rriturit.

SI TA PËRGATISNI DHJAMIN E PATAVE?

Në një enë metali e futni 100 gr dhjam pate dhe e vendosni mbi një enë tjetër të mbushur me ujë që nëpërmjet avullit të shkrihet, jo ta digjni por të shkrihet në avull. Pastaj po të njejtën sasi me mjaltë të luleve ose çfardo lloj mjalti tjetër vetëm të jetë i cilësisë së lartë, përzijeni me dhjamin deri të bashkohet masa dhe pastaj e ruan në frigorifer dhe çdo herë para përdorimit e nxirrni deri të merr temperaturën e dhomës dhe e përdorni.

PËRDORIMI:
Të rriturit : 2-3 herë në ditë nga një lugë supe ose sheqeri deri sa të kalojë.
Fëmijët: 2-3 herë në ditë nga një lugë të çajit deri sa të kalojë.