Kategoritë

zoomable
MASKË PËR SHTIMIN E RRËNJËVE DHE RRITJEN E FLOKËVE

MASKË PËR SHTIMIN E RRËNJËVE DHE RRITJEN E FLOKËVE

MASKË PËR SHTIMIN E RRËNJËVE DHE RRITJEN E FLOKËVE

 

Përbërësit:

3-4 pika vaj livandoje  të cilin e gjeni tek linku i mëposhtëm : 

http://www.bioherbal.al/details/47-vaj-levander

3 lugë vaj ulliri ose vaj kokosi (organik) të cilin e gjeni tek linku i mëposhtëm : 

http://www.bioherbal.al/details/65-vaj-kokosi-bio-asia

 

Vaji i livandos mund të përshpejtojë rritjen e flokëve. Duke ditur se vaji i livandos ka fuqi për gjenerimin dhe rritjen e qelizave të shëndetshme, hulumtuesit në një studim zbuluan se ky vaj është në gjendje të mundësojë rritjen e shpejtë të flokëve. Ai gjithashtu ka veti antimykotike dhe antibakteriale, të cilat mund të përmirësojnë shëndetin e kokës (skalpit dhe flokëve).

 

Manuali i përdorimit:

Përzieni disa pika të vajit të livandos në 3 lugë të vajit të ullirit ose të kokosit  dhe vendoseni direkt në skalp. Masazhojeni skalpin butësisht duke qëndruar kokë-poshtë për të paktën 5 minuta.

Lëreni kokën në këtë gjendje për rreth 20 minuta (ose më shumë).

Më pas lajini flokët me shampoo bimore, sërish duke qëndruar kokë-poshtë, duke masazhuar për 3 minuta.

 

Përsëriteni maskën disa herë në javë duke ndjekur me përpikmëri udhëzimet e përdorimit.

Shmangni përdorimet e pajisjeve elektrike kozmetike dhe produktet me përmbajtje të parabenit dhe shtuesve të tjerë artificialë.

 

Për më shumë detaje, mund të na kontaktoni në adresat tona zyrtare në Facebook & Instagram @bioherbalalbania , ose të na vizitoni në dyqanin tonë në bulevardin ‘’ Bajram Curri’’, përballë ish-ATSH, pranë Xhamisë së Tabakëve në  Tiranë, nga ora 15:30 – 20:30 .

E.HAXHIU