Kategoritë

zoomable
XHEL PËR REDUKTIMIN E DHIMBJEVE - GEL FOR REDUCING PAIN (MORSUS)

XHEL PËR REDUKTIMIN E DHIMBJEVE - GEL FOR REDUCING PAIN (MORSUS)

1200 lekë

GEL FOR REDUCING PAIN (MORSUS)

 

Xhel për reduktimin e dhimbjeve

“Morsus” është një xhel i krijuar posacërisht për të reduktuar dhimbjet, duke sjellë një ndjenjë freskie dhe gjallërie në trupin tuaj.

I përpunuar sipas recetave tradicionale, ky krem përmban një shumëllojshmëri të bimëve me origjinë ballkanike:

 

  • Mente
  • Rozmarinë
  • Lajthi
  • Limon
  • Karajfil
  • Nenexhik
  • Majdanoz

 

Është efektiv për zvogëlimin e dhimbjeve të gjurit, qafës, shpatullës, dhimbjet e kokës, sinozitit, dhimbjet muskulare dhe reumatike, dhimbjet prej frakturave, kafshimet e insekteve dhe irritimet.

 

Përdorimi:

Aplikoni një sasi të xhelit në zonën e dëshiruar dhe masazhoni butësisht në lëvizje të rrumbullakëta deri sa xheli të absorbohet mirë nga lëkura. Në rast të aplikimit të xhelit për lehtësimin e kafshimit të insekteve, përdorni më pak sasi të tij në zonën e prekur.

 Shmangni kontaktin më sytë, lëkurat e lënduara dhe mukozën e membranës së syrit, hundës dhe gojës.

Lani duart pas cdo aplikimi të xhelit në zonat e dëshiruara. Mos e aplikoni në lëkurë të djegur apo të fryrë.

Mbajeni larg nga fëmijët.

 

Sasia: 250 ml