Kremi Panthenol si një përbërës aktiv përmban dexpanthenol, i cili shndërrohet në acid pantothenik në trupin e njeriut (vitamina B 5).
Panthenol depërton lehtësisht në strukturën e lëkurës, ku përthithet dhe ruan hidratimin, duke i dhënë lëkurës lagështi, butësi dhe rikthen elasticitetin e saj.
Përveç kësaj, panthenol lehtëson shenjat e inflamacionit dhe stimulon epitelizimin.
Krem Panthenol është krijuar për kujdesin e lëkurës së thatë dhe të dëmtuar.
Gjithashtu, përdorimi i kremit të panthenolit rekomandohet:
• Për djegie të buta,
• Plagë,
• Përshpejtimin e shërimit të dëmtimeve të lëkurës,
• Për të lehtësuar problemet e shkaktuara nga rrezatimi i tepërt,
• Për lehtësimin e kruajtjes,
• Skuqjes dhe ndjesi djegëse të gjoksit,
• Rigjenerimin e buzëve të thata dhe të çara,
• Lëkurën e thatë dhe të ashpër të duarve.
Përbërësit shtesë:
Allantoin, Vitamina F, Aloe Ekstrakt
Produkti nuk përmban paraben, vajra minerale, silikone, dhe aroma artificiale.
Skadenca:
24 muaj pas hapjes ( produkti përmban vetëm konservues biologjik)
NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER
© BIO HERBAL ALBANIA