Kategoritë

zoomable
Llamba me Kripën e Himalajes dhe dobitë e saj të shumta shëndetësore - Salt Crystal Aroma Lamp

Llamba me Kripën e Himalajes dhe dobitë e saj të shumta shëndetësore - Salt Crystal Aroma Lamp

Kripa e himalajes vjen nga minierat e thella nëntokësore të Khera-s, Pakistan, që ndodhen në skajin perëndimor të maleve Himalaje. Këto blloqe të gdhendura me dorë janë burimi i vetëm i kripës së vërtetë himalaje me ngjyrë rozë.

 

Kripa Himalaje përdoret për të bërë edhe “Ndriçues Kripe”… nuk janë diçka që mund të hahet, por janë bërë aq të njohur sa meritojnë një përmendje dinjitoze.

 

Këto ndriçues të brendshëm përdoren jo vetëm si dekor i përkryer i ambjenteve tuaja,por mbi të gjitha kanë funksion parësor atë të pastrimit të ajrit.

 

Ndriçuesit e kripës janë gurë të mëdhenj kripë Himalaje,ku llamba të lehta vendosen brenda blloqeve të zbrazura të kripës për të rrezatuar një ngjyrim rozë.

 

Është pikërisht ky shkëlqim i butë rozë që ndihmon në largimin e energjisë negative, përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, promovimin e qetë të gjumit dhe forcimin e niveleve të serotoninës (hormoni i lumturisë) në tru.

 

Nxehtësia e lëshuar butësisht prej llambave, në kontakt me faqet e blloqeve të kripës që e rrethon, aktivizon jonet negative, të cilat nga ana e tyre luftojnë ato pozitive në ajër duke e “shkarkuar” atë nga valët elektromagnetike.

 

Si rezultat do të keni gjithmonë një ambjent me ajër të purifikuar dhe shëndet më të mirë. Rekomandohet për ambjentet e brendshme si shtëpi, zyra, SPA etj.

 

Kripa e himalajes ka veti të shumta shëndetësore ndër të cila përmendim:

• Ajri i pastër dhe i deodorizuar,
• Lehtëson alergjinë dhe simptomat e astmës,
• Lehtëson kollën,
• Redukton alergjite e rrugeve te frymemarrjes,
• Rregullon tepricen e lageshtires,
• Rrit perqendrimin,
• Redukton dhimbjen e kokes,
• Rrit sistemin imunitar,
• Mbron nga elektromagnetizmi i kompjuterit, celularit, televizionit, etj.
• Rregullon gjumin,
• I jep ambientit nje atmosfere qetesie dhe relaksi.

 

Dimesionet:

12.7 cm x 12.7 cm x 21.6 cm