Kategoritë

zoomable
Vaj Kokosi Ekstra i Virgjer - Bio Asia Coconut Oil

Vaj Kokosi Ekstra i Virgjer - Bio Asia Coconut Oil

EKSTRA I VIRGJER
PRESIM TE FTOHTE
BIO CERTIFIED

Shumë njerëz që kanë eksperimentuar me vajin e kokosit, kanë parë efekte të jashtëzakonshme të tij në lëkurë. Përdorimi i vajit të kokosit është një mënyrë e mrekullueshme natyrore që e bën lëkurën të butë, e mban të hidratuar, të shëndetshme dhe rrezatuese. Vaji i kokosit nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm

Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.
Disa prej përdorimeve dhe vlerave të tij ceken më poshtë

1. Rigjeneron lëkurën, duke mbështetur balancën kimike natyrale të saj.

2. Vepron si nje hidratant efektiv për të gjitha llojet e lëkurës.

3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.

4. Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate.

5. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.

6. Siguron mbrojtje për lëkuren nga rrezet e dëmshme UV.

7. Ndihmon në rastet e skalpit të thatë.

8. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.

9. Kuron infeksionet gjenitale.

10. Kuron alergjitë.

Teknologjia e prodhimit është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.
Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.