Kategoritë

zoomable
Vaj Esencial Livando - Lavender Essential Oil

Vaj Esencial Livando - Lavender Essential Oil

800 lekë

Vaji aromatik i livandos është një vaj universal, ai relakson, qetëson dhe lehtëson stresin, dhimbjet e kokës, nervozizmin, makthet dhe pagjumësinë.
Përdoret gjithashtu për të qetësuar irritimet e lëkurës, alergjitë dhe pezmatimet.

Përshkrimi:
Vaji i livandos është përdorur dhe çmuar me shekuj për aromën dhe përfitimet e panumërta mjekësore ashtu edhe për ato kozmetike.
Në kohët antike, Egjiptianët dhe Romakët përdorën livando për larje, relaksim, gatim dhe si një parfum.
Për shkak të vetive të gjithanshme të Livandos, konsiderohet vaji i domosdoshëm që duhet të keni në dorë gjatë gjithë kohës.
Cilësitë e tij qetësuese dhe relaksuese janë atributet më të dukshme të Livandos.
Shtoni në ujë disa pika levander për të luftuar stresin ose aplikojeni në pjesën e pasme të qafës.
Shtoni disa pika vaj Lavender në jastëkët, shtratin ose fundet e këmbëve për t'u çlodhur dhe përgatitur për një gjumë të qetë natën.

Përdorimet:
Shtoni disa pika vaj Lavender në jastëkët, shtratin ose fundet e këmbëve para gjumit.
Mbani në dorë një shishe vaj Lavender për të qetësuar acarimet e herëpashershme të lëkurës.
Freskoni dollapin tuaj , dyshekun, makinën ose ajrin duke kombinuar vajin esencial të Livandos me ujë në një shishe spreji.

Udhëzimet për përdorim:
Inhalimi, banjot, kremrat dhe llambat me aromë.
Holloni me vaj ulliri ose kokosi për të minimizuar çdo ndjeshmëri të lëkurës.

Kujdes:
Vetëm për përdorim të jashtëm.
Mbajeni larg fëmijëve.
Nëse jeni shtatzënë, këshillohuni me mjekun tuaj.
Shmangni kontaktin me sytë, veshët e brendshëm dhe zonat e ndjeshme.

Sasia: 10ml

 

NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER 
© BIO HERBAL ALBANIA