Kategoritë

zoomable
Propolis Blete (Kapsula) - Bee Propolis Capsules

Propolis Blete (Kapsula) - Bee Propolis Capsules

1500 lekë

Propolisi, i njohur ndryshe si zamka e bletës është një lëndë ngjitëse e prodhuar nga bleta e përbërë nga rrëshirat e drurëve të pishës, plepit, geshtenjës, etj. Zakonisht ai nuk gjendet i pastër dhe ka në përbërje të tij dyllë, polen, balsam, etj.

Propolisi përmban mesatarisht 50% përbërje rrëshinore dhe balsam, 30% dyllë blete, 10% vajra aromatike dhe 5% polen bletësh. Pjesa e mbetur prej 5% përbëhet nga flavonoide, aminoacide dhe vitamin B. Komponimet më të rëndësishme në propolis janë grupi i flavoneve (flavone, flavanole dhe flavanone), fenolikë dhe aromatikë të ndryshëm, të cilat i japin propolisit veti antibiotike, antivirale dhe antioksiduese

Vetitë shëruese:
Studimet kanë treguar se propolis ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, rritjen e imunitetit dhe shërimin e plagëve në lëkurë.

- Mbron dhe riparon - Propolisi është një material organik, i cili ka një efekt të fortë anti-viral, anti-bakterial dhe anti-fungale.
- Në një studim klinik i cili është bërë në Japoni, raportohet se përdorimi i propolis rregullisht dhe vazhdimisht shkakton shkatërrimin e patogjenëve në sistemin e tretjes, të frymëmarrjes dhe qarkullimit dhe lejon lirimin e toksinave të brendshme nga trupi.
- Përdorimi i propolis rregullisht sjell rezultate pozitive në devitalizimin e qelizave kanceroze dhe parandalimin e rritjes së tyre, gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e indeve.
- Meqë propolis nuk ndikon negativisht në bakteret e dobishme, kjo tregon një efekt të gjerë spektrik dhe të fuqishëm antibiotik.

Përdorimi: Një kapsulë dy herë në ditë në mëngjes dhe darkë pas buke, pas ngrënies.

Këshilla: Të ruhet në ambjent të thatë larg lagështirës. Mbajeni larg fëmijëve.

Kujdes !
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji rekomandohet të përdorin në konsultim me mjekun e tyre. Reaksionet alergjike mund të vërehen tek njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj produkteve të bletëve.

Informacion shtesë:
Kapsulat tona janë tërësisht me origjinë bimore, ato shpërbëhen në stomak brenda 8-10 minutave.

Sasia: 60 kapsula

 

NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR I TEKSTEVE;

TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA PER 
© BIO HERBAL ALBANIA