Kategoritë

zoomable
Vaj Esencial Bergamoti - Bergamot Essential Oil

Vaj Esencial Bergamoti - Bergamot Essential Oil

900 lekë

Bergamoti është unik midis vajrave të agrumeve për shkak të aftësisë së tij për të krijuar një mjedis freskues dhe qetësues.

Bergamoti është bima më delikate e agrumeve, që kërkon klimë dhe tokë të veçantë për të lulëzuar.
Në Lindjen e Mesme për qindra vjet është njohur si aromatizues (parfum) dhe shtesë për hidratuesit (kozmetikën). Italianët kanë përdorur Bergamot për vite me radhë për të reduktuar ndjenjat e stresit dhe për të qetësuar dhe rinovuar lëkurën. Është gjithashtu pastrues për lëkurën duke pasur një efekt qetësues.
Është i përshtatshëm për kujdesin e lëkurës së yndyrshme, të pandjeshme të prirur ndaj puçrrave, pikave të zeza dhe akneve. I lë flokët më të butë dhe më të shndritshëm.

Mënyra e përdorimit:
Përhapeni (difuzoni) në klasë, në punë ose në shtëpi kur nivelet e stresit janë të larta.
Gjithmonë holloni vajin e grejpfrutit përpara përdorimit.
Shtoni një deri në dy pika në pastruesin tuaj të kujdesit të lëkurës
Për kujdesin e lëkurës, shtoni 5-6 pika vaj Bergamot në 100 ml locion trupi neutral dhe masazhoni lëkurën.
Aplikojeni në lëkurë gjatë dushit dhe thithni thellë për të përjetuar aromën e tij qetësuese duke shijuar përfitimet e tij pastruese të lëkurës.
Për flokë me shkëlqim, përzieni 10 pika vaj Bergamot me 250 ml shampo për flokë dhe përdorni si zakonisht.

Paralajmërime:
Vetëm për përdorim të jashtëm.
Mbajeni larg fëmijëve.
Në rast të një reaksioni alergjik, ndërpriteni përdorimin.
Shmangni kontaktin me sytë.
Ruani në temperaturën e dhomës, në një vend të thatë dhe të errët.

Sasia: 10 ml